Rrëmbim në mes të natës në Fushë Kosovë – Viktimë një 14-vjeçare, nëna e lënduar
Një rast i rëndë është raportuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Fushë Kosovë, ku një vajzë 14-vjeçare dyshohet se është rrëmbyer me forcë nga persona të panjohur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për IndeksOnline, duke konfirmuar se rreth orës 00:45, policia ka pranuar informatën për një rast të dyshuar rrëmbimi, i ndodhur në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë.
Sipas informatave fillestare, vajza e mitur është futur me forcë në një veturë nga persona të dyshuar, por është liruar pas rreth një ore.
Gjatë tentativës për të parandaluar rrëmbimin, nëna e vajzës ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa të dyja më pas kanë marrë trajtim mjekësor në QKUK.
Policia ka arritur të identifikojë të paktën një veturë të përdorur nga të dyshuarit dhe, me rekomandim të prokurorit të shtetit, ka nisur hetime në drejtim të veprave penale “Rrëmbim” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Hetuesit policorë po vazhdojnë intensivisht punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe inkurajojnë qytetarët që kanë informacion të dobishëm të kontaktojnë Policinë përmes numrit falas 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro