Rrahje në ‘Viva Fresh’: Klienti sulmon kamerierin, ai i kthehet dhe e bën llom
Personat të cilët ushtrojnë zanatin e kamerierit, shpesh herë gjatë detyrës së tyre përballen me klientë të cilët kanë sjellje arrogante e me rast edhe agresive ndaj tyre. Këta të fundit shpesh eskalojnë edhe në fyerje e sulme fizike ndaj punonjësve të gastronomisë, raporton Gazeta Sinjali.
Me një rast të tillë është ballafaquar edhe një kamerier në ‘Viva Fresh’ në Deçan, i cili u sulmua nga një klient.
Sinjali mëson se 54-vjeçari i cili ishte duke qëndruar në lokal, dyshohet se ka sulmuar fizikisht kamerierin, i cili i është kundërpërgjigjur me grushte.
Dy të dyshuarit kanë përfunduar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Prokuroria ka nisur hetimet ndaj 54-vjeçarit nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm’, ndërsa 22-vjeçari do të hetohet për veprën ‘Lëndim i lehtë trupor’.