Rrahje brutale mes të rinjve në Fushë Kosovë, tre nga ta ndalohen për 48 orë
Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjashtë persona janë përfshirë në një konflikt fizik, me ç’rast katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Të njëjtit kanë marrë edhe tretman mjekësor, ndërkohë që gjashtë të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që tre prej të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor, ndërsa të dyshuarit tjerë do të hetohen në liri për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’