ShowBiz

Robert Berisha e thotë sërish se Tuna s’e ka trajtuar mirë nënën e tyre të sëmurë me kancer

Këngëtari Robert Berisha ka deklaruar sërish se këngëtarja Tuna gjatë kohës së nëna e tij ka qenë e sëmurë me kancer, ajo e ka trajtuar keq, shkruan Reporteri.net.

Në KlanKosova, Roberti tha se nusja e vëllait të tij e ka mërzitur nënën e tyre, e që siç thotë ai ajo ka qenë pika e dobët për të.

Ai tha se pavarësisht se ka folur, vëllai i tij Patrisi nuk është mërzitur me të, pasi siç deklaroi ai, e ka ditur se e ka për të mirën e tij.

“Ndoshta me vëlla është më lehtë mu idhnu, por me prind s’mundesh. Patrisi mu më sheh si babë, e se besoj që mu kanë idhnu ndonjëherë. Kur kam fol diçka, ai e ka ditë që është për të mirën e tij. Edhe në këtë rast e ka ditë që unë e kam pikë të dobët mamin, e edhe unë jam pika e dobët e saj. Bo çka dush në burr tëndin në shtëpi tënden, por në shtëpi timen me nënën time, nuk e shof kush është, e aty ka qenë një mosmarrëveshje. Në raport me nënën time me u sjell keq, me kancer, me krejt ato kimio-terapia që i ka pas, me ma mërzit dikush, s’ja vlen”, ka thënë Berisha./Reporteri.net/