Lajme

Rikthehet shëndosh e mirë 17-vjeçarja e zhdukur, thotë se qëndroi me shokun e saj

news image
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Istog, kur një vajzë 17-vjeçare ishte larguar nga shtëpia prej të hënës dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vajza është kthyer pas dy ditësh në shtëpi pasi fillimisht ishte raportuar si e zhdukur.

Sinjali mëson se e mitura ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ajo ka bërë me dije ndër të tjera se ka qëndruar me një shok të saj dhe nuk është abuzuar nga askush.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.