KryesoreLajme

Reshjet e shiut përfshijnë Kosovën, IHMK paralajmëron për vërshime të shpejta në disa zona

Pamje nga vërshimet sot në Skënderaj
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur gjatë se sot në Kosovës gjatë orëve të paradites kanë filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intensitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perëndimore, qendrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta.

IHK njofton se vërshime të shpejta mund të ketë sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malorë, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj.

“Nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nënë kuotat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit”, thuhet në njoftim.

IHK njofton se gjatë orëve të pasdites së sotme gradualisht reshjet do të bien në intensitet dhe shtrirje dhe situata e përgjithshme hidrometeorologjike do të fillojë gradualisht të stabilizohet