Lajme

Reshjet e shiut në vend, Instituti Hidrometeorologjik jep detaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për gjendjen emergjente dhe hidrologjike që është krijuar në vend si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.

Në njoftimin e tyre, thuhet se reshjet e shiut të cilat kanë filluar të premten pritet që të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, deri të hënën me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territorial.

Sipas njoftimit, reshjet më të theksuara do të jenë në zonën e Dukagjinit, më pas në zonën veriore, qendrore, jugore dhe lindore e vendit.

“Më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit”, thuhet në njoftim.

Ata tutje kanë njoftuar se këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe problem duke shkaktuar shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim

“Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, (efekti flash flood), të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim”.