Reshje bore e shiu, ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme!
Kryesisht me vransira moti gjatë javës në vijim. Kohëpaskohe mundësi edhe për reshje shiu, e viseve malore borë.
27.11.2022 – Mot kryesisht me vransira parashihet për ditët e fundit të nëntorit, dhe përgjatë ditëve të para të dhjetorit, derisa në aspektin termik paksa më ftohtë, sidomos ditën e martë kur minimalet mund të zbresin edhe në vlera negative.
Ditëve të para të javës nuk parashihen mundësi për të reshura, e nga dita e mërkurë kohëpaskohe do të ketë reshje të dobëta lokale shiu, ndërsa reshje bore me më gjasë paraqiten vetëm në vise malore.
Indeksi i cilësisë së ajrit mund të kalojë në vlera të dobëta mbrëmjen e së hënës dhe ditën e martë, me më shumë periudha qetësie, derisa ditën e mërkurë mbetet më gjatë në vlera të pranueshme dhe të mira.
28.11 – Kryesisht vranët. DItën aty këtu do ketë edhe intervale të shkurta me diell.
29.11 – Ngrica në mëngjes dhe mjegull në ultësira. Fillimisht do të ketë vransira, e ditën intervale me diell.
30.11 – Kryesisht vranët. Nga mesdita mundësi për reshje lokale shiu.
1.12 – Kryesisht vranët, me riga lokale shiu paradite dhe vonë në mbrëmje.
2.12 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu orëve të hershme të mëngjesit.
Temperaturat pas një rënie në fillim të javës, më pas rriten më afër vlerave mesatare. Minimalet pritet të zbresin edhe deri në -3C të martën, e në pjesën e dytë të javës rriten deri në 3C. Maksimalet nga 5C, rriten deri në 7C e 9C të martën e premtën.
Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-7m/s.
Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies graduale përreth vlerave normale.