Rëndohet gjendja shëndetësore e minatorëve, 37 minatorë kërkojnë ndihmë mjekësore
Drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, tha se ekipi i QKFM-së po qëndron 24 orë pranë minatorëve, shkruan Mitrovica SOT
Ai tha se në 24 orët e fundit dhjetëra minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Ai tha se gjendja shëndetësore e përgjithshme e minatorëve është e rënduar edhe pse stabile.
Ai tha se nëse greva vazhdon gjendja mund të rëndohet edhe më dhe shtoi se ekipet mjekësore do të vazhdojnë të qëndrojnë 24 orë në ambulancën në kompleksin Trepça./MitrovicaSOT
Postimi:
Ekipi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ” Dr.Nexhat Çuni” të Mitrovicës, po qëndron 24 orë në ditë në kompleksin e minerës Trepça për të qenë afër minatorëve ,të cilët janë në grevë.
Sipas raporteve të rregullta të marrë nga ekipet tona mjekësore, në 24 orët e fundit 37 minatorë grevistë kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore, kryesisht me kokëdhimbje,plogështi ,tension të lartë të gjakut, dhimbje të lukthit,vjellje,dhimbje trupore, etj.
Prej tyre, 30 minatorë ndihmën mjekësore e kanë marrë në ambulancën në kompleksin e Trepçës nga ekipet tona mjekësore, kurse 7 minatorë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri” për trajtim më të avancuar mjekësor, ku pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë liruar nga Spitali.
Gjendja e përgjithshme shëndetsore e minatorëve është e rënduar por stabile.Mirëpo nëse greva vazhdon kjo mund të rëndohet sepse edhe kushtet në ambientet e minierës ku po qëndrojnë minatorët, janë të rënda për shëndetin e tyre.
Apeloj tek të gjithë faktorët relevantë,që të japin kontributin e tyre ,që kjo grevë të përfundojë sa më shpejt sepse me kalimin e ditëve gjendja shëndetsore e minatorëve grevistë mund të rëndohet. Shëndeti i minatorëve duhet të jetë prioriteti dhe preokupimi kryesor i të gjithëve në këto momente.
Ekipet mjekësore të QKMF-së ,do të vazhdojnë të qëndrojnë 24 orë në ditë pandërprerë në ambulancën në kompleksin e minerës TREPÇA, të cilën e kemi pajisur me barna,material mjekësor,pajisje dhe inventar të nevojshëm.
Falenderoj gjithë personelin e QKMF-së dhe të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës për kontributin që po e japin në këtë situatë dhe bashkëpunimin e koordinimin e mirë, që po e tregojnë në këtë situatë,ashtu si çdoherë deri me tash.