Lajme

Reagon ashpër gazetari: Dorasit iu dërgua emergjenca e QKUK-s e Hamidja me foshnje mbeti e shtrirë në oborr të spitalit

Gazetari Bujar Vitija ka reaguar pas vetëvrasjes që bëri Sokol Halili, dorasi i Hamide Magashit e cila mbeti e vrarë të mërkurën në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Vitija ka bërë krahasimet të intervenimit për dorasin e viktimën. Ai thekson se Emergjenca e QKUK u dërgua në vendi ku dorasi vrau vetën, e në anën tjetër viktima, Hamide Magashi me foshnjën në barkë mbeti e shtrirë në oborrin e spitalit, pa asnjë intervenim, shkruan Insajderi.

Reagimi i plotë:

Vrasesi Sokol Halili u dergua ne Emergjencen e QKUK-se pasi qelloi veten me arme.

Ndersa Hamide Magashi mbeti e shtrire ne oborrin e spitalit bashke me foshnjen e saj pa asnje intervenim deri ne konstatimin e vdekjes se saj ne ora 18:23 nga Urgjenca e Prishtines.