Lajme

Rasti në Vushtrri: Pamje teksa i dyshuari për fajde i sillet kah mëhalla viktimës

Dukuria e fajdeve në vendin tonë është e përhapur, qytetarët shpeshherë të zënë ngushtë nga hallet e ndryshme kanë ra pre e njerëzve të cilët përfitojnë nga gjendja e rënduar e tyre.

Në redaksinë e Lajmi.net është lajmëruar qytetari, Hysamedin Pirqi. i cili ka rënë pre e fajdeve, e për këtë ka edhe dëshmitar, F.M.

Viktima ka marrë një borxh prej 20 mijë eurove nga fajdegjiu, 17 mijë euro vlerë të automjeteve dhe 3 mijë euro para kesh. Fajdegjiu duke e shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të Hysamedinit, i cili nuk mund ta kthente këtë shumë ia rrit kamatën për rreth 35 mijë euro, pra ka kërkuar t’i kthehen 55 mijë.

Ai sot është parë afër shtëpisë së viktimës derisa përmbaruesi privat ka shkuar në shtëpinë e Hysamedin Pirqit, që t’ia marrë shtëpinë.

Familja sot nuk ka pranuar ta lirojë shtëpinë që po tenton ta marrë përmbaruesi privat.

Përmbaruesi privat për Lajmi.net thotë se ata vetëm po e zbatojnë vendimin e gjykatës.

Për më shumë ndiqeni videon: