Lajme

Rasti i tmerrshëm në Gjakovë: Arrestohet nëna e të miturës që dyshohet se u dhunua, ky është dyshimi që rëndon mbi të

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të tmerrshëm që ka ndodhur në Gjakovë, ku një vajzë 10-vjeçare dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga disa persona. Lidhur me rastin tashmë janë arrestuar dy persona, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet.

Siç ka mësuar Sinjali, në mesin e të arrestuarve është edhe nëna e vajzës, e cila dyshohet për “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Burimet brenda Prokurorisë thonë e njëjta është intervistuar si e dyshuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas informacioneve të para, gjithçka dyshohet të ketë ndodhur në disa lokacione, ku të dyshuarit, vetëm njëri prej të cilëve është identifikuar kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Të njëjtat burime thonë se personi që u arrestua për këtë rast është një 36-vjeçar, i cili po dyshohet për dhunimin e viktimës së mitur.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimote që zbardhin rrethanat e këtij rasti të tmerrshëm.