Rast shumë i rëndë: Fëmija 11-vjeçar vdes tragjikisht, rrëzohet aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot pasdite në një familje në Pejë, ku një fëmijë ka humbur jetën aksidentalisht, duke rënë nga ballkoni i shtëpisë. Ky rast ka tronditur prindërit e të miturit, kur e kuptuan që i mituri ishte pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 11-vjeçare, i cili vdiq tragjikisht, pasi ra nga kati i parë i shtëpisë së një të afërmi në fshatin Treboviq.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, fëmija është dërguar pa shenja jete në spital, pasi s’ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve që mori nga rrëzimi aksidental.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale konfirmoi se fatkeqësisht fëmija ishte pa shenja jete.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, teksa trupi i pajetë iu është kthyer familjes për të vazhduar me ceremoninë mortore.