Rast i rëndë për familjen Rama, ky është 62-vjeçari që u dërgua pa shenja jete në QKMF
Mbrëmë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmundjeve Kronike Psikiatrike në Shtime, ku një person ka humbur jetën, në shkaqe akoma të panjohura. I ndjeri, 62-vjeçar u dërgua në QKMF, por fatkeqësisht nuk kishte shenja jete.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është Hajrush Rama, nga Mevegja, i cili ishte dërguar në këtë qendër pa ndjenja. Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se 62-vjeçari ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’ dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.