Lajme

Rast i rëndë në Prishtinë: Një femër raporton se u dhunua për tri vjet rresht nga i dyshuari

Një rast i rëndë i dhunimit është raportuar në Polici të ketë ndodhur në Prishtinë.

Viktima ka treguar se për tri vjet, nga 2018-a deri më 2021 është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale nga i dyshuari, shkruan lajmi.net.

Nuk raportohet për të arrestuar lidhur me rastin.

Policia njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.