Rast i rëndë në familjen Ramiqi në Prishtinë: Ky është burri që u gjet pa shenja jete te shtëpia e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Ramiqi në fshatin Slivovë të Prishtinës, ku një burrë i moshës 57-vjeçare është gjetur pa shenja jete. Policia tashmë ka nisur hetimet për vdekjen e tij, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Shpejtim Ramiqi, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
LEXO EDHE: Arrestohet një serb në Zubin Potok, i konfiskohen disa armë
Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë e kanë konfirmuar rastin.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”