Lajme

Rast i rëndë, burrin nga Prishtina e zë vdekja në tualet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë, ku një burrë i moshuar u gjet pa shenja jete nga familjarët, në tualetin e shtëpisë së tij. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, teksa Policia ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se ky rast ka tronditur familjen Bunjaku, të cilët e gjetën kryefamiljarin Avniun, të vdekur në tualet. Ishin gruaja dhe djali i tij që e zbuluan se diçka kishte ndodhur, pasi i ndjeri nuk po përgjigjej në thirrjet e tyre.

Rasti u denoncua menjëherë nga familja e tyre, me ç’rast Autoambulanca ka intervenuar, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi të tërhiqet për t’u dërguar në IML për obduksion dhe është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”.