Rast i dhimbshëm: Kjo është gruaja që i dha fund jetës duke kërcyer nga ndërtesa në Lakrishtë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot mbrëma në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, ku një grua dyshohet se ka vendosur t’i japë fund jetës së saj duke kërcyer nga banesa ku jetonte motra e saj. Ky rast ka tronditur familjen Mustafa, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Sevdies, raporton Sinjali.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Sevdie Gashi, 70-vjeçare, ka kërcyer nga banesa dhe për pasojë nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga Policia për Rajonin e Prishtinës.
Rreth orës 05:00, është raportuar se në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 70 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”.