Lajme

Raportohet se ky është personi i katërt që u arrestua për vrasjen e Liridona Ademajt

Pak më parë është raportuar në media se Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që dyshohet se është përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Gazeta Sinjali raporton se personi që është arrestuar është Tomë Dodaj, 49-vjeçar, nga fshati Novosellë i Gjakovës.

Ai dyshohet që ka furnizuar me armën e krimit Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Liridona Ademaj u vra të mërkurën e 29 nëntorit në Sinidoll të Prishtinës, me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli. 30 mijë euro ishte shuma që Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e saj.

Granit Plava, i cili është arrestuar si ekzekutuesi i krimit ka deklaruar se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do të merr edhe 15 mijë euro të tjera.

Për këtë krim është arrestuar edhe nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla. Ai është edhe anëtar i FSK-së.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar nga një muaj paraburgim Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt./Insajderi.org/