Lajme

Qytetari: Gjeta copa xhami në akullore në “Prishtina Mall” (Foto)

Gjatë këtyre ditëve në “Prishtina Mall”, një qytetar nga Drenasi thotë se ka hasur në copa të xhamit brenda ushqimit të tij në një nga restorantet e qendrës tregtare “Prishtina Mall”, raporton Veriu.info.

Rasti i gjetjes së copave të xhamit në ushqim është një lajm shqetësues për shumë njerëz, pasi kjo mund të sjellë pasoja të rënda në shëndetin e njerëzve.

Shikoni fotot e publikuara nga qytetari, e ku shihet fatura e akullores dhe copa e xhamit./Veriu.info