“Qysh me jetu pa ty”, gruaja e kosovarit që vdiq nga aksidenti tragjik në Itali me fjalë prekëse
Nga aksidenti i rëndë para disa dite ka ndodhur në Itali. Në këtë aksident ka mbetur i vdekur, Hysni Qestaj. Ai ishte duke vozituar veturën e tipit “Ferrari”.
Vetura u copëtua, copat u shpërndanë dhe flakë e madhe u pa. Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.
Zjarrfikësve iu desh mjaft mund që ta nxirrnin kosovarin e vdekur nga vetura.
Bashkëshortja e tij, Dafina Qestaj ka bërë një postim me disa fjalë prekëse.
“Qysh me jetu pa ty bre jeta jem.
“Na thave shpirtin e na e ndale diellin, po njerezit e mire nuk jetojne gjate ne kete bote. Ishe aq i mire, i drejte dhe i dashur sa Zoti te mori prane vetes. Po me mbajn gjalle kujtimet e bukura qe i kaluam dhe dashuria qe ndame per gati dy dekada. Pusho ne parajse aty ku e ke vendin, te deshtem, te duam dhe do te duam pergjithmone, une dhe dy engjujt tone qe i le kaq heret”, ka shkruar ajo në Facebook.
Mediumi zviceran, Blick shkroi se 40-vjeçari të shtunën e kaluar në mbrëmje – vetëm disa orë para vdekjes – ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës më pas ishte nisur për në Itali me Ferrari.
Në vetur ishte edhe Anna Kraevskaya, modelja nga Ukraina, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur në aksident.
Vëllai i të ndjerit ka treguar se vetura i përkiste atij.
“Është e vështirë ta shprehësh me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai.