“Qysh do me u bo babë me atë jaranin që e ke?”, “S’du me u bo babë unë” – Mulla Osmani ‘konfrontohet’ me gazetarin Krasniqi
Hoxha Osman Musliu ka debatuar në emisionin Pressing në T7 me gazetarin Vullnet Krasniqi lidhur me deklaratën e fundit të thënë nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, për atë se dëshiron “të bëjë një fëmijë pa pasur burrë”.
Tema e fekondimit artificial ka nxitur debat edhe në studio, ku Krasniqi tha se një grua mund të ketë fëmijë edhe pa burrë, por e kundërta nuk mund të ndodhë.
“Gruaja mund të ketë fëmijë edhe pa burrë. Por një burrë duhet që të ketë grua që të ketë një fëmijë. Pra këtu përfundon debati.”, tha ai.
Këtu i reagoi Musliu, i cili tha se kjo nuk qëndron.
“Nuk mundet as gruaja të ketë fëmijë pa ekzistuar një burrë”, i tha ai.
“Po ti qysh do me u bo babë me atë jaranin që e ke?”, tha Musliu.
“S’du me u bo babë unë”, tha Krasniqi. /Gazeta Express/