Lajme

Publikuan foto me armë, Policia me aksion në Skenderaj – konfiskon pushkë e municion

Policia në Skenderaj sot ka realizuar një bastisje dhe ka konfiskuar dy armë dhe municion.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë konfiskuar dy pushkë automatike, katër karikator, 100 copë fishekë dhe disa pjesë të ndryshme të armës.

“Konfiskimi i armëve dhe municionit vjen si rezultat i angazhimeve operative e hetimore dhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme pasi dy të dyshuarit kishin ekspozuar foto në posedim ilegal të armëve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy armë dhe municion: dy pushkë automatike, katër karikator, 100 copë fishekë, disa pjesë të ndryshme të armës”.

“Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona, pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.