Lajme

Publikohet momenti kur i dyshuari e ekzekuton viktimën në Klinë (Pamje të rënda)

Janë publikuar pamjet nga momenti kur ekzekutohet me armë zjarri viktima në një lokal në Klinë.

Portali “Kallxo.com” ka publikuar pamjet ku shihet personi i dyshuar i cili ndodhet në arrati, duke hyrë në lokalion ku ishte viktima dhe gjuan me armë zjarri në drejtim të tij.

Si pasojë e të shtënave më armë, Anton Prela nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve dhe me pas ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës.