Publikohet fotografia e momentit të vrasjes tek Top Channel, roja shihet i pajetë në tokë
Objekti i televizionit Top Channel në mesnatë është goditur nga një breshëri plumbash, si pasojë e të cilëve ka mbetur i vdekur roja, Pal Kola.
Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë pamjet ku shihet i shtrirë viktima, 60 vjeçar i cili kishte vetëm 6 muaj që kishe nisur punën si roje në Top Channel.
Burime të Insajderit pranë autoriteteve atje, bëjnë me dije viktima ka qenë brenda kabinës në momentin kritik.
Pas goditjes së marrë ai kishte dalë zvarrë për të kërkuar ndihmë.
“Ai ka qenë brenda në kabinë, është goditur aksidentalisht, synim ka qenë godina e Top-it, përkatësisht kati i 2, por njëri nga atentatorët ka goditur edhe më poshtë si pasojë ka humbur jetën roja“, i tha ky burim Insajderin.
Insajderi ka arritur të sigurojë edhe pamjen ku shihet i shtrirë në tokë viktima:
Policia e Shtetit të Shqipërisë ka dhënë detajet e para lidhur me këtë rast, ku ka konfirmuar se persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të ambienteve të “Top Channel”.
Në lidhje me ngjarjen, autorët e të cilës akoma nuk janë identifikuar, medium ka lëshuar një komunikatë.