Lajme

Publikohen pamje të aksidentit mes tri automjeteve që përfundoi me fatalitet

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, u.d i kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Mund ta konfirmoj se dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes në aksidentin në të cilin u përfshinë një kamion dhe dy vetura.”, tha Kryeziu.

Mediat lokale kanë publikuar tashmë pamje nga aksidenti.

Video: https://www.facebook.com/share/r/68L1VReoH6iXDKij/?mibextid=UalRPS