Publikohen pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i një serbi
Një 50-vjeçar është gjetur i vdekur në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Zupç të Zubin Potokut, ku po kërkohej që nga dje.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga vendi ku është gjetur trupi i pajetë i një qytetari të komunitetit serb.
Ministri Sveçla përmes një statusi në Facebook njoftoi se zhytësit e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë dhe ekipi i AME-së kanë gjetur trupin e pajetë të qytetarit në një nga tunelet e këtij kanali.