Lajme

Publikohen pamje, kjo është shkolla ku i zënë minjtë me ngjitës për t’i larguar nga nxënësit

Kryetari i NISMA-s në Podujevë, Xhemajl Hasani ka publikuar disa pamje tmerruese nga shkolla “Xheladin Rekaliu” në këtë komunë.

Ai ka thënë se minjtë janë kapur në kurth me ngjitës në këtë shkollë, teksa ka treguar edhe për gjendjen e mjerueshme në këtë shkollë.

Hasani ka deklaruar se janë publikuar nga një punëtor teknik i kësaj shkolle.

Postimi i plotë:

Pamje tmerruese te publikuara nga nje punetor teknik i kesai shkolle!

Kalloxni dikush Avni Fetahut edhe Kryetarit t’komunes se ne qfare gjendje eshte shkolla Xheladin Rekaliu ne Podujeve.

Nuk ka ujte te ngrohte, shamponi eshte pa afat, minjet paskan ra ne lepak , qeshmja nuk funskionon e keta flasin per projekte milionshe.