Lajme

Publikohen fotografitë e tre sulmuesve të vrarë në veri

Igor Milenkoviq, Bojan Mijailoviq dhe Stefan Nedelkoviq janë tre nga katër sulmuesit serbë, të vrarë gjatë aktit terrorist ndaj shtetit të Kosovës të dielën në Banjskë të Leposaviqit.

Identiteti i plotë dhe fotografitë e tre të vrarëve janë publikuar në rrjetin social Telegram të hënën, raporton Paparaci.

Igor Milenkoviq

Sipas të dhënave të publikuara në këtë rrjet, Igor Milenkoviq ishte me origjinë nga Leposaviqi.

Për dy të tjerët nuk ka të dhëna të tjera përveç identitetit të publikuar.

Bojan Mijailoviq

Policia e Kosovës, deri të hënën në mbrëmje ka konfirmuar vrasjen e katër sulmuesve në Banjskë të Zveçanit.

Trupi i të vrarit të katër u gjet të hënën në mesditë në afërsi të Manastirit të Banjskës.

Igor Nedelkoviq