Lajme

Publikohen fotografitë e të dyshuarve për plagosjen e djeshme, njëri është reper nga Prishtina

Polica e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy personave që dyshohen për plagosjen e një personi në Prishtinë të martën.

Përleshja ka ndodhur ditën e djeshme, ku për pasojë ka mbetur një person i plagosur.

Personat e dyshuar janë Fitim Doda dhe Arijan Sijarina, një person me të kaluar kriminale si dhe me karrierë në muzikë.

Sijarina, në vitin 2018 ishte përfshirë në rrahjen e reperit Feronit Shabani – Fero.

Në po atë vit, më 2018, Arijan Sijarina ishte dënuar me gjashtë muaj burgim për shkak se ishte shpallur fajtor për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy të dyshuarve.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar, na kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e Policisë