“Pse po ma zë rrugën”, nxehen gjakrat mes shoferëve te rrethi i flamurit, 25-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë
Konfliktet verbale mes pjesëmarrësve në trafik nuk janë të rralla në vendin tonë dhe shpesh përcillen edhe me incidente. Shumë herë Policia e Trafikut detyrohet të dalë nëpër rrugët kryesore dhe të mbajë rregullin e rendin, por jo gjithmonë arrijnë të intervenojnë në raste të tilla.
Kështu ka ndodhur sot, në pikë të mëngjesit te rrethi i flamurit në Prishtinë, ku dy shoferë dyshohet se janë përplasur për shkak të trafikut dhe për pasojë mosmarrëveshja ka eskaluar në kërcënime. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga viktima 25-vjeçar, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari ka deklaruar në Polici se një shofer i ishte afruar me veturën e tij dhe iu ka drejtuar me fjalët “tash të tregoj unë ty, pse po ma zë rrugën” e më pas dyshohet ta ketë mbushur armën.
Përballë këtij kërcënimi, ndonëse i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, viktima ia mësyu Policisë, ku e dha dëshminë e tij në lidhje me rastin.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personit të dyshuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Kanosje”.