Prokuroria hudh poshtë kallëzimin penal të drejtorit të inspeksionit ndaj rektorit Alush Musaj dhe të tjerëve
Prokuroria hudh poshtë kallëzimin penal të drejtorit të inspeksionit ndaj rektorit Alush Musaj dhe të tjerëve
Me datën 22.04.2022, në prokurorinë Themelore në Mitrovicë është dorëzuar kallëzim penal i datës Valon Brahimi nga fshati Kqiç i Madh komuna e Mitrovicës, kundër Alush Musaj-rektor i universitetit “ Isa Boletini” në Mitrovicë, Bashkim Preteni -ish UD. i dekanit në Fakultetin Juridik në Universitetin e Mitrovicës, Avdyl Beqiri Sekretar i Fakultetit juridik në Universitetin e Mitrovicës dhe Krenare Basholli -ish zyrtare e administratës-arkivit në Fakultetin juridik në Mitrovicë, raporton Veriu.info.
Ky kallëzim penal ishte bërë nga Valon Braimi, i cili në kohën e kallëzimit penal mbante dhe mbanë akoma detyrën e Drejtorit të Inspeksionit në komunën e Mitrovicës. Brahimi në kallëzim penal ka pretenduar se të lartëceekurit kanë kryer disa vepra penale në vitin 2015 në dëm të tij.
Burime të Veriu.info nga prokuroria bëjnë të ditur se Prokurori i Prokurorisë Themelore – Departamenti për krime të rënda në Gjilan, Shefik Memeti ka hudhur poshtë komplet kallëzimin penal të Valon Brahimit ndaj Alush Musaj, Bashkim Preteni, Avdyl Beqiri dhe Krenare Basholli.
Në dokumentin e siguruar nga Veriu.info shihet se për këtë çështje penale UD -Kryeprokurori i shtetit duke vendosur sipas kërkesës të datës 29.07.2022 të paraqitur nga i dëmtuari Valon Brahimi, cili kishte kërkuar që Prokuroria Themelore në Mitrovicë të përjashtohet nga kompetenca për trajtimin e çështjes penale dhe e njëjta të kaloi në juridiksionin e ndonjë prokurorie tjetër. UD. Së kryeprokurorit të shtetit me vendimin A.nr.225/2022 të datës 04 gusht 2022 ka deleguar këtë çështje penale në juridiksion të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ashtu që kallëzimi penal me të gjitha shkresat e lëndës është pranuar në Prokurorinë Themelore në Gjilan më datë 15.08.2022.
Në arsyetimin e hudhjes posht të këtij kallëzimi penal, prokurori konstaton se disa vepra penale të dyshuara nga Valon Brahimi janë përfshirë në parashkrim të ndjekjes penale. Pra, janë vjetërsuar dhe nuk mund të vazhdohet tutje me procedurë penale në drejtim të tyre. Kjo tregon se Valon Brahimi edhe pse ka të kryer fakultetin juridik dhe supozohet se i njeh çështjet e drejtësisë, ai nuk e ka ditur se këto vepra penale të dyshuara janë parashkruara.
Ndërsa sa i përket veprës penale Ushtrim i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 i KPRKsë, prokurori konstaton se nuk është vërtetuar me prova se të dyshuarit e sipërshënuar të kenë kryer veprën penale. Pra, prokurori Shefik Memeti ka konstatuar se Valon Brahimi nuk ka paraqitur asnjë provë për t’i dëshmuar pretendimet e tij.
Ndryshe, Valon Brahimi është sekretar i degës së PDK-së në Mitrovicë, pozitë të cilën e kishte mbajtur për disa vite prej themelimit të saj edhe Alush Musaj, i cili ishte sekretar i degës së PDK-së në kohën kur kryetar dege ishte Bajram Rexhepi.
Më poshtë gjeni aktvendimin e plotë të hudhjes poshtë të kallëzimit penal të Valon Brahimit: