Profili i të riut nga Istogu me të kaluar kriminale: I përfshirë në një rast të ngacmimit seksual dhe i dënuar për vjedhje
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane. Një ndër hajnat që ka rënë për të disatën herë në prangat e Policisë është arrestuar sërish. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar nga Istogu, i cili ka qenë në listën e personave të kërkuar. Emri i tij është i njohur për organet e rendit edhe për shkak të të kaluarës së tij kriminale, të pasur me plot vepra penale.
Gazeta Sinjali ka mësuar se i riu që u arrestua është Kastriot Bajraj, i cili u kap nga Policia për shkak të një rasti të rrahjes që është përfshirë së fundmi në Pejë. Ky incident u bë sebep që i njëjti të përfundojë sërish në pranga, pasi u zbulua se ndaj tij kishte urdhër arrest të lëshuar nga dega e Gjykatës në Istog.
Burimet thonë se Bajraj ishte shpallur fajtor për veprën penale “Vjedhje” dhe ndaj tij gjykata kishte shqiptuar dënim me burgim, në kohëzgjatje prej pesë muajsh. Këtij dënimi ai ka arritur t’i ikë duke qëndruar në arrati deri më dje.
Të hënën, pas përfundimit të procedurave policore, i riu është dërguar në Burgun e Dubravës, për ta vuajtur dënimin, ndërkohë që kanë nisur hetimet për rastin e fundit në të cilin është përfshirë.
Por kush është Kastriot Bajraj?
Bajraj ishte arrestuar edhe në fund të muajit nëntor, të vitit të kaluar, për një rast të vjedhjes së rëndë, për të cilin Prokuroi i Shtetit kishte lëshuar urdhër për ndalim.
Megjithatë emri i ij u bë i njohur për publikun pas një rasti të ngacmimit seksual, ku ai dyshohej se ishte përfshirë bashkë me vëllain e tij.
Sinjali pati raportuar ekskluzivisht me detaje për këtë rast të ngacmimit seksual që kishte ndodhur fshatin Serbobran të komunës së Istogut, në shtator të vitit 2022, ku viktima ishin dy vajza të mitura, të moshave 12 dhe 15-vjeçare.
Kastrioti dhe vëllai i tij, Ajeti dyshohej se kishin tentuar t’i mashtrojnë ato dhe në këmbim të parave t’i fusin në një veturë me persona të panjohur. Fillimisht ishte arrestuar njëri prej tyre, Ajeti, e më pas edhe kastrioti kishte rënë në prangat e Policisë.
Si dyshohet se ndodhi rasti?
Bie në pranga të Policisë i riu nga Istogu që bashkë me vëllanë dyshohen për ngacmimin e të miturave
Sinjali mëson se vajzat po ktheheshin nga dyqani për në shtëpi, kur janë përballur me kushëririn e tyre, i cili kishte tentuar t’i mashtrojë dhe t’i fus në veturë. Sipas dëshmisë së dhënë në Polici, në veturë ndodheshin edhe tre persona tjerë të rritur, ku njëri ndër ta ishte vëllai i të dyshuarit.
24-vjeçari që tentoi t’i mashtrojë të miturat, dyshohet se kishte kërkuar nga dy personat tjerë që ndodheshin brenda veturës që t’ia japin paratë për dy vajzat.
Përballë kësaj situate, vajzat të frikësuara dhe të shqetësuara kishin arritur që të ikin që aty dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre. Bashkë me prindërit, ato kanë shkuar në stacion policor për të denoncuar rastin, me ç’rast Policia menjëherë ishte vënë në lëvizje për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Bie në pranga të Policisë i riu nga Istogu që bashkë me vëllanë dyshohen për ngacmimin e të miturave
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.