Probleme me licencë, autobusi që po nisej për në Gjermani lë udhëtarët në pritje qe 30 orë
Një problem licence ka penguar për të kaluar kufirin një autobus që po nisej në Gjermani.
Një sinjalizues ka treguar për gazetën Sinjali se një autobus i kompanisë Barileva ka pasur problem me licencë e kështu, si pasojë ka penguar kalimin e kufirit, pritja në kufi sipas sinjalizuesit është qe 30 orë.
“Barileva”, kishte lënë një autobus me emër tjetër kompanie e cila quhet “Pranvera” për të marrë udhëtarët të cilët ishin duke shkuar në Gjermani.
Ky ndërrim autobusësh solli probleme në kufi ku u tha se autobusi Pranvera kishte probleme me dokumenta konkretisht me licencë.
Autobusi u drejtua pastaj në kufirin Serbi – Hungari, pritja në këtë kufi filloi që nga dje dhe janë bërë 30 orë, edhe pse është provuar, tentuar për të kaluar kufirin nuk është rregulluar dhe pritja po vazhdon ende duke i “maltretuar’ tregon sinjalizuesi.