Prizrenasi i shkon te banesa zyrtarit policor dhe e kërcënon me jetë, arrestohet
Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në qytetin e Prizrenit, ku një person dyshohet se ka shkuar te banesa e një zyrtari policor me qëllim që ta kërcënojë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në kohën kur i dyshuari kishte shkuar në banesën ku jeton zytari policor, ky i fundit dhe as familja e tij nuk ndodheshin aty.
Sipas dëshmitarëve të cilët kanë parë të gjithë ngjarjen, i dyshuari ka folur me zë të lartë duke ofenduar dhe kërcënuar me jetë policin.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me ç’rast kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar.
29-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku para hetuesve ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe