Kryesore

Prishet moti, këto janë parashikimet për sot dhe ditët në vijim

Vranësira do të ketë orëve të para të ditës së mërkurë. Më pas shpërndahen, e pasdite do të ketë edhe intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 5C e 8C, ndërsa ato maksimale shënojnë rritje deri në 16C e 18C.

Vranësira e intervale me diell parashihen për ditën e enjte dhe të premte, me mundësi për riga shiu ditën e enjte.

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, temperaturat vazhdojnë të shënojnë rritje në 24C e 25C deri ditën e shtunë. Të shtunën mbrëma paraqiten kushte edhe për të reshura shiu.