Lajme

Pompa e benzinës kapet duke vjedhur rrymë, detyrohet t’ia kthejë KEDS-it mbi 11 mijë

Ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë zënë duke e vjedhur energjinë elektrike një pompë benzine në Prizren.

KEDS njofton se pompa e benzinës tash duhet t’ia kthejë KEDS-it 11,559.02 euro, si rikthim i humbjeve të shkaktuara ndaj kompanisë.

“KEDS është i vendosur t’i luftojë vjedhjet e energjisë elektrike deri në fund. Rryma t’kushton ma lirë!”, thuhet në njoftim.