KryesoreLajme

Politikani serb: Vuçiq po provokon luftë në Kosovë, situata në Veri skenar i BIA-së dhe FSB-së

Isidor Stefanoviq nga Nisma Liberale Demokratike në Vrajë ka akuzuar shërbimin sekret serb dhe rus se qëndrojnë prapa trazirave në Veri të Kosovës.

“E gjitha është skenar i BIA-së dhe FSB-së ruse” ka thënë Stefanoviq.

Stefanoviq thotë se Vuçiq po provokon luftë në Kosovë.

“Këta ( serbët e dhunshëm në veri) janë po të njëjtit që ushtruan dhunë kundër popullit në Beograd. Vuçiq po provokon luftë në Kosovë” ka shtuar Stefanoviq.

Në media kanë qarkulluar informacione se pjesë e grupeve të dhunshme kriminale në Veri që shkaktuan dhunë, janë edhe serb të lidhur me grupin kriminal rus Wagner.