Lajme

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti tragjik në Istog, dalin pamjet e rënda

E hëna ishte tragjike për një familje nga fshati Dobrushë i Istogut. Si pasojë e një aksidenti në trafik mes dy automjeteve edhe një traktori, një person vdiq dhe nëntë tjerë mbetën të lënduar. Aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojё e mospёrshtatjes sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurt, raporton Gazeta Sinjali.

Policia tashmë ka dalë me njoftim të ri lidhur me rastin, teksa Sinjali ka siguruar pamje të reja nga vendi ku ndodhi aksidenti.

“Rreth orës 22:40, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dobrushё- Istog. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё traktor dhe dy automjete, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurtё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca, dhjetё (10) personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lënduar.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.”, ka njoftuar Policia.