Policia shkon në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, pas raportimit për dhunë
Polica e Kosovës ka nisur hetimet në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, pas raportimeve për dhunë.
Klan Kosova ka shfaqur mbrëmë keqtrajtimin dhe dhunën brenda institucionit të vetëm për të moshuar që menaxhohet nga Qeveria e Kosovës.
Merret vesh se Ministria e Financave që menaxhon me këtë institucion, ka iniciuar procedurat për mbikëqyrjen dhe kontroll brenda kësaj shtëpie.
Ndryshe, javën e kaluar tri infermiere janë arrestuar pas sulmit ndaj të moshuarës, që qëndronte në shtëpinë e të moshuarve, “Orenda” në Pejë.