Lajme

Policia publikon foton: kërkon ndihmë për gjetjen e dy grave, ja për çka dyshohen ato

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e dy grave në foto të lajmërojë Policinë e Kosovës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim.

• Personat kërkohen, për veprën penale “Vjedhje ” e cila ka ndodhe me 23.07.2022 në qendrën tregtare “Galeria Shopin Mal” në Prizren.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com