Policia po negocionte dorëzimin e Sokol Halilit përmes babait të tij – Foto nga vendi i ngjarjes
Sokol Halili dyshohet se ka kryer vetëvrasje sot në orët e pasdites ka njoftuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla para pak minutash.
Ai përmendi në njoftim se policia ishin duke negociuar dorëzimin e tij e që më pas i njëjti kishte vrarë veten.
Burime nga KALLXO.com tregojnë se policia ishte duke negociuar dorëzimin e Sokol Halilit përmes babait të tij.
Babai i Sokol Halilit ishte dalë jashtë shtëpisë dhe u ka thënë zyrtarëve policor se do të dorëzohet biri i tij, ndërsa i njëjti më pas kur ka dalë edhe ka kryer aktin e vetëvrasjes.
Sokol Halili dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij, Hamide Magashin në oborrin e QKUK-së, në afërsi të Gjinekologjisë.
Hamide Magashi ishte në javën e fundit të shtatzënisë.