Policia po bastis pronat e Ridvan Muharremit – njeriut të Kurtit
Policia e Kosovës ka nisur sot një aksion në pronat e pronarit të restorantit ‘Bukë e zemër’, Ridvan Muharremi, i cili dyshohet të jetë përfshirë në aferën e vajit, ku dyshohet se janë keqpërdorur 300 mijë euro, raporton Gazeta Sinjali.
Siç raporton portali Nacionale, Policia po bastis edhe banesën e Muharremit, që njihet si person i afërt me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Aksioni ka nisur rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe nuk ka përfunduar ende.
Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë një konfirmim, mirëpo të njëjtit ende s’kanë dhënë përgjigje.
Kush është Ridvan Muharremi?
Ridvan Muharremi, pronari i lokalit “Bukë e Zemër”, dyshohet të jetë përfshirë në skandalin e qeverisë së Albin Kurtit për rezervat shtetërore.
Sipas përgjimit të publikuar nga Gazeta Nacionale, Muharremi del të jetë ndërmjetësues i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe firmës nga Polonia, e cila s’i ka sjellë rezervat në Kosovë, pavarësisht pagesës që është kryer nga ministria e Rozeta Hajdarit.
Muharremi, është pronari i lokalit “Bukë e Zemër” në Prishtinë – vend ky në të cilin Kurti shpesh është ushqyer.
Madje i pari i ekzekutivit aty i ka çuar edhe mysafirët si Mirosllav Lajçakun, dhe të tjerë.