Lajme

Policia njofton për dy fëmijë të sulmuar në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të mitur kanë raportuar se janë sulmuar nga disa qytetarë serbë në veri të Mitrovicës.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, dy fëmijët kanë marrë trajtim mjekësor pas sulmit që ka ndodhur ndaj tyre.

“Lidhur me rastin është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë të mitur, kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tyre janë sulmuar nga disa qytetarë të nacionalit serb. Njësitë policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, ka njoftuar Policia.

Mbrëmë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, njoftoi se një 14-vjeçar është sulmuar nga “bandat kriminale” në Kroin e Vitakut, në veri të Mitrovicës.