Policia konfiskon arsenal armësh dhe gjen një helmetë të PK-së e cila ishte marrë nga sulmuesit serbë në vendin ku u vra reshteri Afrim Bunjaku
Detaje të reja: Policia konfiskon arsenal armësh dhe gjen një helmetë të PK-së e cila ishte marrë nga sulmuesit serbë në vendin ku u vra reshteri Afrim Bunjaku
Policia e Kosoës ka dhënë detaje të tjera pas gjetjes së një arsenali armësh në zonën e fshatit Bajnskë. Po ashtu, është konfirmuar se janë gjetur dy armë të gjata AK 47 dhe një helmetë e policisë së Kosovës, e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku u vra zyrtari policor, Afrim Bunjaku.
Policia ka publikuar listën e plotë të arsenalit të armëve që u gjet dje në veri të vendit.
Po ashtu, një detaj i ri i dhënë nga Policia e Kosovës, është bërë e ditur se janë gjetur armë dhe një helmete e Policisë së Kosovës në manastir.
“Vlen të theksohet se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor.” – thuhet mes tjerash.
Deri më tani, pas vrasjes së një policit Bunjaku, Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona.
Postimi i plotë: