Lajme

Policia kërkon ndihmë për kapjen e personi që kreu disa vjedhje

Policia e Kosovës përmes një njoftimi në facebook ka kërkuar bashkëpunim për kapjen e këtij personi

Njoftimi i plot:👇

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve, që janë raportuar ditëve të fundit në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.