Lajme

Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

Policia e Kosovës, përmes publikimit të fotografisë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast të lëndimit të trupor në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, i dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, lëndim trupor , që ka ndodhur me dtën 06.04.2023, në sheshin ‘Nëna Terezë në Prishtinë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.