“Policia ka pasur informacione se do të ketë sulme ose rrëmbime”
Rashit Qalaj, ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka komentuar kidnapimin e tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri nga Serbia.
Qalaj, që tash është deputet i PDK-së, ka theksuar se Policia ka pasur informacione për këtë çështje.
“Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme I ka pasur disa informata inteligjente mbi një takim që është mbajtur në pjesën veriore të vendit nga Lista Serbe dhe nga strukturat paralele, dhe në ato informata inteligjente që ju kanë përcjellë Policisë, është thënë se do të ketë sulme ose kidnapim të Policisë. Kanë qenë njohuri për skenarin e mundshëm.” – deklaroi ai në Pressing