Lajme

Policia jep detaje rreth aksidentit në Gllarevë mes veturës dhe autobusit

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në Gllarevë të Klinës.

Në aksident ishin të përfshirë një autobus dhe një veturë.

Lajmin e konfirmoi për Insajderin Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, tha Gashi.

Ai theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe policia dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin.