Lajme

Policia jep detaje për vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK, viktima ishte 35 vjeçe

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për “Gazeta Blic” rreth vrasjes së rëndë të ndodhur në QKUK.

Nga Policia bëhet me dije se viktima është e moshës 35 vjeçare.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes” thanë nga Policia per Gazeta Blic.